Gjilan, sot jepet premiera e shfaqjes "Kush është Silvia?”

Shfaqja “Kush është Silvia?” me regji të Fatmir Hysenit shfaqet sot, më 15.05.2026, në ora 20:00, premierë në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja e realizuar sipas veprës së Edward Albee, “The Goat, or Who is Sylvia?”, dramatizuar dhe përshtatur nga Fijona Hyseni, godet në moralin njerëzor, në kufijtë e dashurisë, familjes dhe së vërtetës.

“Një rrëfim brutal emocional, që lë publikun përballë pyetjeve nga të cilat nuk mund të ikësh”- thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit për shfaqjen.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Dardana Mehmeti, Xhelal Haliti, Valentin Mehmeti.

 Shfaqja “Kush është Silvia?” jepet reprizë më 16.05.2026 në Teatrin e Gjilanit.