Rrahje në Prizren, lëndohen dy persona dhe sekuestrohet një thikë

Policia e Kosovës njofton se tre persona në Prizren, dyshohet se janë përleshur mes vete.

Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Thika e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

Policia thotë se ne vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.