Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rexhep Kadriu tregon pse ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK

Ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit nga AAK-ja, Rexhep Kadriu, ka thënë se katër muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat që i ka pasur si kryetar i degës së AAK-së në Gjilan në këtë komunë si dhe nga të gjitha pozitat në parti.

Ai në “Debat Përnime” i ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.

“Pse kam dhënë dorëheqje kanë qenë arsyet e mia personale, kam dashur t’i përkushtohem familjes, punës time dhe të pushoj nga të gjitha këto ngarkesat politike.dhe si kandidat dy herë i cili kam synuar kreun e komunës së Gjilanit nuk ia kam dalë, aëtëherë e kam parë vetëm që më mirë të pushoj në këto zgjedhje lokale sesa të merrem me politikë”, tha ai.

Kadriu ka shtuar se AAK-ja nuk e ka lënë pas dore, 

Duke folur për rezultatin e AAK-së në Gjilan, që në zgjedhjet e 17 tetorit i ka marrë vetëm 2,44% të votave, Kadriu shtoi se kësaj here “lufta” është bërë mes LDK-së dhe LVV-së. 

Në emisionin “Debat Pernime” po transmetohen intervistat me ish-kryetarin e Gjilanit nga PDK-ja Qemajl Mustafën dhe ish-nënkryetarin e kësaj komune, Rexhep Kadriun.

Dy ish-figurat udhëheqëse politike në këtë komunë flasin për garën e balotazhit që do të mbahet në Gjilan më 14 nëntor.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni do të përballet në balotazh me kundërkandidatin e tij, kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71 për qind te votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51 për qind.