Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. FOTO: Bajram Begaj/Facebook.

Reagon presidenti i Shqipërisë: Rrëmbimi i tre policëve është akt provokativ për destablizimin e Kosovës dhe rajonit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në kufi, është një akt i rëndë provokativ, sipas tij, për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë dhe të shkurarojnë verpime të tjera të ngjashme.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokoimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm” – ka shkruar Begaj në Facebook.

 

Në anën tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se është duke pritur fjalën e KFOR-it, sipas tij, për të sqaruar atë se çfarë ka ndodhur në rastin e kidnapimit të tre policëve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar dje se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë  kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Kurti flet pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë