Rashiq për rregulloren e BQK-së: Veprimet e BQK-së janë me vend dhe në kohën e duhur

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me Rregulloren për operacionet me para të gatshme e cila hyri në fuqi më 1 shkurt 2024.

Ai tha se veprimet e BQK-së janë me vend dhe me kohë.

“Nëse ka gatishmëri nga ana tjetër nga Banka Qendrore e Serbisë, unë jam i sigurt që deri në fund të shkurtit këto pengesa t’i heqim. Dëshiroj të theksoj se veprimet e BQK-së besoj që janë me vend dhe me kohë, kur informacionet kanë qenë të ofruara tek ne, pse nuk është bërë një fushatë sensiblizuese nuk e di”- tha ai.

Ministri Rashiq tha se ekzistojnë dhe janë diskutuar dy mënyra të përdorimit të dinarit në Kosovë.

E para sipas Rashiqit është bashkëpunimi në mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ai tha se ka marrë konfirmimin nga guvernatori Ismaili që sot do të kontaktojnë më Bankën Qendrore të Serbisë.

“Ekzistojnë dy mënyra sa i përket përdorimit të dinarit, e para është që BQK e Kosovës dhe Serbisë të zhvillojnë një transaksion, unë dje kam marrë konfirmimin nga Ismaili, që BQK do të kontaktojnë BQK në Serbi, konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë” – deklaroi Rashiq.

Ndërsa si mënyrë të dytë tha që bankat që kanë përfaqësi në Kosovë dhe Serbi, të bëjnë konvertimin e valutave direkt.

Rashiq për ndalimin e përdorimit të dinarit: Qytetarëve do t’u mundësohet të hapin xhirollogari falas