Raportohet i zhdukur një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është raportuar si i zhdukur në Policinë e Kosovës.

Raportimi në polici të hënën e ka bërë një grua.

Sipas njoftimit, i njëjti më datë 16 gusht është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka njoftuar se i njëjti është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Rasti në hetime, thuhet tutje në njoftim.