Foto: Ilustrim

Rahovec - U dërgoi mesazhe fyese familjes së ish bashkëshortes

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar burrë në Rahovec nën dyshimin se kishte dërguar mesazhe me fjalë fyese dhe banale ndaj një personi dhe vajzave të tij.

Sipas raportit policor, i dyshuari është ish dhëndër i ankuesit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është drguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.