FOTO:Shërbimi Korrektues i Kosovës/Facebook.

QKUK konstaton vdekjen e një të burgosuri

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë bërë të ditur se sot në QKUK është konstatuar vdekja e të burgosurit E. H., i cili nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është sjell nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor.

SHKK në njoftim thekson se i burgosuri ka qenë duke u re animuar tërë kohën, derisa lidhur me këtë rast kanë nisur edhe procedura hetimore.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”- thuhet në njoftim.

Organet përkatëse do ta verifikojnë shkakun e vdekjes.