Foto: ZKM
Qeveria shfuqizon vendimin e ish-kryeministrit Hoti që ndalonte blerjen e veturave
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të vitit 2020 për procedurat e blerjes së veturave zyrtare.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ky vendim pati ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre.
“Kemi të bëjmë me shfuqizimin e një vendimi asokohe patë ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre. Në këtë rast MF propozon shfuqizimin e këtij vendimi bazuar në disa faktorë përfshirë kërkesat e shumta të marra nga autoritetet kontraktuese si dhe kufizimin që këto vendime kanë bërë në zhvillimin e aktiviteteve operative të disa prej autoriteteve kontraktuese”- ka thënë Murati.
Murati theksoi se tashmë procedurat për prokurimin e veturave bëhen të centralizuara në kuadër të Agjencisë Qendrore të Prokurimit duke e bërë këtë proces edhe më efiçentë sa i përket kostos.