Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Qeveria ndan mbi 12 milionë euro për subvencionim të teksteve shkollore

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 12 milion euro për subvencionimin e prindërve që kanë shpenzuar fonde për blerjen e teksteve për fëmijët e tyre.

Në komunikatën e qeverisë bëhet e ditur se 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro janë ndarë për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet shkollore të mos sigurohen më nga ministria, por që prindërit t’i blejnë librat e më pas të aplikojnë për rimbursim.

Deri më tani sipas njoftimit të ministrisë në platformën e-kosova për subvencionimin e teksteve shkollore kanë aplikuar gjithsej 92 mijë prindër.

MASHTI tregon se kur prindërit do t’i marrin paratë për libra