Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria merr vendim për emërimin e bordit të 'Hidrodrinit'

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar emërimin e Jusuf Nikqit si kryesues, Mevlyde Kelmendi-Begolli si anëtare, Simon Balaj si anëtar dhe Driton Syqa anëtar.

“Kanë aplikuar gjithsej 98 kandidatë, qeverisë i janë rekomanduar 16 kandidatë. Lista përfundimtare dhe CV-të i janë përcjellë asociacionit të komunave dhe ata kanë dërguar nominimet për 3 kandidatëdhe një rezervë” – tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit tha se mandati i të emëruarve zgjat tri vjet.

Në tetor të vitit 2021, Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini Sh.A Pejë”.