PSD fton opozitën në takim, thonë se do organizojnë peticion për kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë

Partia Social Demokrate e Kosovës (PSD) ka mbajtur një konference për media lidhur me propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se do ftojnë në takim partitë opozitare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.

“Revolta e qytetarëve duhet të vazhdoje, në mbledhjen që patëm si PSD shprehëm se është e nevojshme të kemi bashkëpunim opozitarë, gjatë kësaj jave do i ftojmë në takim partitë opozitare dhe individ tjerë për të kundërshtuar këtë qeveri”, ka thënë Moliiqaj.

Ai po ashtu shtoi se gjatë javës do hapin një peticion kundër rritjes së çmimit ë të energjisë.

Molliqaj ka folur edhe për rastin e goditjes ndaj Policit të Kosovës në protestën e ditës së shtunë. Ai mohoi të jetë ftuar nga ana e Policisë për intervistim.

“Unë e kam marr përgjegjësinë për këtë rast, të shenjtë janë vetëm qytetarët dhe të drejtat e tyre. Policia e Kosovës është polici politike ndaj opozitës. Mua nuk më ka ftuar askush për intervistë, unë dje kam qenë në shtëpi, ata e dinë ku jetoj unë”, shtoi tutje Molliqaj.

Aktivisti Nol Nushi tha se ZRrE nuk ka përkrahje në propozim për rritjen të çmimit të energjisë.

“ZRE nuk ka përkrahje popullore në propozimin e saj për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, ka thënë Nushi.

PAMJE – Protestuesit e gjuajnë ndërtesën e qeverisë me qirinj e poça elektrik

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike – LINK