PAMJE - Protestuesit e gjuajnë ndërtesën e qeverisë me qirinj e poça elektrik

Protestuesit e ftuar në protestën e sotme nga Partia Socialdemokrate kanë gjuajtur qirinj e poça elektrik në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në fund të protestës.

Gjatë protestës pati një ballafaqim fizik mes protestuesve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Këtë të fundit nuk lejonin kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj të mbante fjalim nga shkallët e ndërtesës së Qeverisë.