Policja e raportuar si e zhdukur paraqitet në stacionin policor në Rahovec

Më 01.05.2024, një zyrtare e Policisë së Kosovës në Rahovec ishte raportuar si e zhdukur.

Ajo sot, më 05.05.2024, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec” – tha Elezaj.

Tutje ai shtoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Vendndodhja e policës në fjalë nuk ka qenë e ditur që nga e diela e kaluar, më 28.04.2024, ndërsa raportimin pranë forcave të rendit e kishte bërë vajza e saj.