Protesta në Graçanicë. Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom në Graçanicë

Opre Roma Kosova është duke mbajtur një protestë pranë stacionit policor në Graçanicë.

Kjo protestë vie pas pretendimeve se një pjesëtar i komunitetit rom, është rrahur nga zyrtarët policor në Graçanicë.

Rasti në fjalë është duke u hetuar edhe nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar” – ka thënë Arber Beka për KALLXO.com

Tutje Beka ka shtuar se veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.