Hysni Qulangji. Photo: BIRN
'Kohë të errëta', aktivisti rom kujton luftën e komunitetit për dinjitet
Libri i Hysni Qulangjit tregon historinë e veprimtarëve që bënë fushatë për t’i bërë romët në Kosovë krenarë për të drejtat e tyre, gjuhën dhe identitetin.
Ishte pranvera e vitit 1968, Hysni Qulangji, atëbotë 33 vjeç, dëgjoi se disa romë të arsimuar në Prizren po përpiqeshin të themelonin atë që atëherë ishte organizatë ilegale.
Qëllimi ishte promovimi i kulturës dhe traditës së romëve, mundësimi i mësimdhënies dhe mësimi i gjuhës rome në shkollat fillore.
Organizata do të quhej shoqëria “Durmish Aslano”, emër i një jugosllavi rom partizan. Në vitin 1969 u legalizua si një organizatë kulturore-artistike.
Historia e organizatës dhe kujtimet e saj, përbëjnë përmbajtjen kryesore të Qulangjit, libër i ri në gjuhën rome “Një udhëtim i imi në pesë dekada” (Moro Dromipe Prekalo Ponj Dekade).
“Në atë kohë [1968] ishte ende utopike të kërkohej mësimi i gjuhës rome në shkollë,” tha Qulangji për BIRN në një kafene në Prizren, një vend që njihet jo zyrtarisht si kryeqytet kulturor i Kosovës dhe për shekuj një udhëkryq i madh ballkanik për tregtarët dhe fetë.
Qulangji, tani 70 vjeç, një teknik i arkitekturës, thekson se kur romët ishin në Prizren, ata ishin artizanë të shkëlqyer, dinin dhe lexonin pak për gjuhën dhe identitetin e tyre.
“Kishte disa intelektualë rom që donin të prishnin këtë mjerim të popullit të tyre dhe të ndihmonin ata të ngrihen dhe të kërkojnë arsim dhe unë doja të bashkohesha me ta”, – thotë ai.
Libri thellohet në jetën e romëve në vendlindjen e tij, Prizrenin, dhe në përgjithësi në Kosovën gjatë regjimit jugosllav, duke e portretizuar atë si të vështirë sepse për një kohë të gjatë, atje nuk kishte asnjë gjë zyrtare ndaj tyre.
“Më kujtohet një mbrëmje e stuhishme, me shi të dendur. Unë sapo kisha filluar klasën e parë kur vëllai im e pyeti gjyshin tim 90-vjeçar: “Nga jemi ne?” – dhe ai u përgjigj: “Nga një shtet shumë i madh.”
“Kjo përgjigje e shkurtër më ka shtyrë gjithmonë të gërmoj më thellë dhe të mësoj për identitetin tonë”, thotë ai.
Qulangji, i cili udhëhoqi “Durmish Aslanon”, midis viteve 1982-1986, në librin e tij flet për kushtet në të cilat filloi të formohej organizata dhe si është rikonstrukturua me kalimin e kohës, duke e lokalizuar këtë trajektore brenda literaturës për historinë jugosllave, politikat gjuhësore dhe përkatësisë etnike.
Ai kujton trajtimin e folklorit si dhe sfidat me të cilat u përball organizata se ku të mblidhej dhe të punonte, dhe gjithashtu si të sillnin më shumë gra në këtë organizatë.
“Ne u mblodhëm dhe kënduam këngë të vjetra, lexuam literaturën e vjetër dhe luajtëm muzikën e vjetër me atë trashëgimi prej më shumë se 200 vjetësh”, thotë ai. “Por ne duhej të përdornim parqe dhe shtëpi të vjetra për t’u përgatitur për aktivitetet tona; më vonë, na lejuan të përdorim qendrat kulturore.”
Për të motivuar vajzat dhe gratë, shton ai, “anëtarët e organizatës i çuan gratë e tyre në grup, për të krijuar një atmosferë më komode për gratë”.
Nxjerrja e njerëzve ‘nga balta’
Në vitin 1972, kur u botua libri i parë shkollor i shkruar në gjuhën rome, i krijuar për të ndihmuar në bazën e mësimeve të gjuhës, kishte pak njerëz që dinin ta shkruanin atë.
“Ishte një kohë e errët. Romët jetonin në varfëri të thellë dhe kishin pak njohuri për identitetin e tyre,” thotë Qulangji.
Rumanishtja në përgjithsi njihet si një gjuhë indo-ariane, e lidhur me gjuhët e nën kontinentit Indian, me ndikime turke dhe greke. Pra kjo gjuhë nuk ka lidhje me shqipen e përdorur në Kosovë.
“Ishte shumë e vështirë, por ishte koha për të shtyrë regjimin jugosllav për më shumë të drejta, kulturë dhe identitet të romëve,” shton ai.
Kur autoritetet komuniste në Kosovë më në fund lejuan që romët të përdornin si gjuhë mësimore rumanishten, në vitin 1984, Qulangji ishte rreth të tridhjetave.
Kjo ishte edhe kur ai vetë më në fund mësoi të shkruante në gjuhën rome. “Ne përdorim një fjalë të urtë që thotë: “Është e vështirë të ndërtosh një njeri nga balta”, që do të thotë të vendosësh në themelet e edukimit të njerëzve. Ne po nxirrnim njerëzit nga balta,” thotë ai.
Ai kujton se në atë kohë rreth 27 romë të arsimuar kanë ndihmuar në zhvillimin e mësimeve të gjuhës rome në katër shkolla në Prizren.
“;Durmish Aslano’ u transformua në realitetin e ri social dhe kulturor në Kosovë, ndërsa në bashkëpunim me organizata të tjera rome në ish-Jugosllavi, bashkoi popullin rom”, thotë Qulangji.
Libri nënvizon ndryshimet sociale në shkallë të gjerë që kanë prekur romët që nga vitet 1970. “Deri atëherë, ne kishim liri të kufizuar,” thotë ai, “deri atëherë, ne ishim pothuajse në geto. Më pas filluam të emancipoheshim dhe kishte më shumë liri për ne”.
Qulangji në libër argumenton gjithashtu se me shpërbërjen e federatës jugosllave, regjimi nacionalist i Slobodan Millosheviçit në Serbi filloi të përdorte popullin rom kundër shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteti u bë një objektiv hakmarrjeje për shkak të kësaj.
“Kjo duhet kohë e gjatë për t’u shëruar,” thotë Qulangji. “Por liria e Kosovës na ka sjellë shumë më tepër se sa kemi pasur”, përfundon ai.