Vetura e Policisë së Kosovës

Pronari raporton në polici veturën që i morën me qira dhe nuk ia kthyen

Një person ka njoftuar policinë se një grua që nga 12 dhjetori i vitit të kaluar ka marrë një veturë me qira dhe ende nuk e ka kthyer.

Gruaja sipas ankuesit veturën e ka marrë në shfrytëzim për disa ditë dhe ende nuk e ka kthyer.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Njësitet policore sipas raportit ditor, janë duke e hetuar rastin.