Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prizren, arrestohet një person për vjedhjen e një llaptopi

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që ka vjedhur një llaptop në një dyqan të teknologjisë.

Sipas Policisë së Kosovës, me 16 nëntor, menaxheri i dyqanit ka njoftuar Policinë se me 15 nëntor rreth orës 19:00, një person i panjohur kishte vjedhur një llaptop dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, vlera e llatopit është 700 euro.

Më pas, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin me inicialet U.M., i cili ka pranuar se kishte vjedhur llaptopin.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën penale.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme Prizren, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 48 ore, i dyshuarit është ndal në Qendrën e ndalimit policor , Stacioni policor Prizren” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.