Prishtinë, rruga “Agim Ramadani” nesër do jetë e mbyllur për shkak të punimeve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nesër gjatë ditës rruga “Agim Ramadani” do jetë  e mbyllur për shkak të punimeve.

“Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor,” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e kryetarit u bëhet thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë kësaj periudhe.