Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Prishtinë, gjendet i vdekur një shtetas i huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, të shtunën më 07.04.2024.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia ka nis të hetoj shkaqet e vdekjes.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull me shtetësi të huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës” – thuhet në njoftim.