Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati
05.3.2026 - 20:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit Osmani dhe Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Presidentja Osmani theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës.