Foto: Ilustrim

Postoi fotografi në rrjete sociale të një vajze me qëllim ngacmimin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje pasi i njëjti dyshohet se ka postuar në rrjete sociale fotografi të një vajze me qëllim të diskreditimit dhe ngacmimit.

Rastin në polici e ka raportuar viktima të hënën.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Vepra është cilësuar si “fotografim apo incizim i paautorizuar”.