Posedim, shitje e blerje të narkotikëve, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë së Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale XH.B për veprën penale “blerja, posedimi, shpëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës me datë  04.04.2024 ku theksoi se i pandehuri ka poseduar narkotikë në shtëpinë e tij.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, po ashtu në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale si dhe katër telefona mobil, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së” – thuhet në njoftim.