Policia sekuestron 10 fishekë nga i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Rasti ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” gjatë kontrollit në shkuarje tek një i dyshuar.

“Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raport.