Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia në kërkim të dy personave për dhunë në familje

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar dje në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës njëri prej rasteve ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikologjike nga djali i saj.

Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar ndërsa djali gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 15:30.

Një tjetër rast raportohet të ketë ndodhur dje në Prishtinë në ora 19. Një grua ka raportuar se burri me të cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati dhe është në kërkim policor.