Foto: PK.

Policia në Ferizaj për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba dhe konfiskon 15 patentë-shoferë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për një javë në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 1 mijë e 126 gjoba dhe janë konfiskuar 15 patentë-shoferë, për drejtuesit e automjeteve që kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave janë raportuar 76 aksidente trafiku, prej të cilëve një person ka mbetur i vdekur, 34 janë lënduar, ndërsa 41 prej tyre kanë qenë aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.