GETTY IMAGES

Policia në aksion, parandalon kontrabandimin e pulave nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar në dy raste të ndara kontrabandimin e mallrave nga Serbia.

Sipas forcave të rendit, në një rast, u ndalua një kmionetë me rreth 200 pula të kontrabnduara ndërsa, në një rast tjetër rreth 550 pula.

“Pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh-Veri, DPK dhe Perëndim) me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjete-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula)” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në rastin e parë, vozitës i automjetit Volkswagen LT46, ngjyrë e teget ishte një shtetas i Kosovës, E.M., 37 vjeçar me banim në Mitrovicë, kamioneta e së cilit u ndalua në fshatin Zhabar.

Ndërsa, në rastin e dytë kamioneta me pula të kontrabanduara ishte ndaluar në fshatin Bube, komuna e Zubin Potokut me vozitës H.B., shtetas i Kosovës me banim në Mitrovicë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës).