Foto: Policia e Kosovës
Policia konfiskon armë dhe mbi 500 kilogramë marihuanë në një fshat në Suharekë
17.9.2025 - 11:40
Mbi 500 kilogramë marihuanë janë gjetur dhe konfiskuar në një fshat në Suharekë, më 16.09.2025.
Pëveç marihuanës që ishte në proces të tharjes, në stallë policia gjeti edhe granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.
“Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 17.09.2025.
Autoritetet bëjnë të ditur se një person i dyshuar, i njohur për Policinë ndodhet në arrati.