Policia, KFOR e EULEX po monitorojnë situatën në festën e Vidovdanit

Ka nisur që nga ora 7 ardhja e qytetarëve të shumtë serbë në Manastirin e Graçanicës aty ku pritet qe nga ora 9 të filloj edhe festa e Vidovdanit fillimisht me deklarime e më pas me aktivitete të tjera.

KALLXO.com gjendet në këtë pikë nga ku sjell nga afër fotografi e pamje të kësaj feste e cila shënohet vit për vit.

Për dallim nga vitet e kaluara, festa e Vidovdanit nuk do të mbahet në Gazismestan për shkak të situatës se sigurisë.

Në këtë pikë deri më tani përveç policëve të rendit të cilët janë vendosur në hyrje të Manastirit janë parë edhe një ekip e KFOR-it qa janë pozicionuar rreth 100 metra larg manastirit dhe ekipet e EULEX të cilët po lëvizin kohë pas kohe.

Një grup i cili erdhi mëngjesin e sotëm me disa të rinj mbanin mbishkrime në bluzat e tyre “Nuk e japim çerdhen e Serbisë” e që në duar mbanin edhe një flamur të Serbisë.

Flamuri u pa nga persona të ndryshëm të cilët po i valëvitin brenda në oborr të Manastirit të Graçanicës.

Ekipi i KFOR-it në afërsi të Manastirit të Graçanicës, ku po festohet Vidovdani. Foto: KALLXO.com
Zyrtarët policor tek Manastiri i Graçanicës. Foto: KALLXO.com