Ilustrim - Arkiv - Tymtarët e TC Kosova A

Policia jep detaje për grabitjen nën kërcënimin e armëve në Termocentralin 'Kosova A'

Gjatë ditës së djeshme u raportua për vjedhje të kabllove të energjisë elektrike në Termocentralin “Kosova A”.

Sipas policisë, një burrë ka raportuar në polici se tek kabina ku ai bënë roje kishin ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të cilët nën kërcënim të armëve e kanë mbajtur për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Në raportin policor bëhet e ditur se, pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihet.

Tutje, policia potencon se nuk raportohet për të lënduar derisa, rasti është në hetime.

Rasti ka ndodhur më 30 maj rreth orës 03:20.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.