Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar lidhur me një rast të vjedhjes që ka ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 17.04.2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla” në Ferizaj, ndërsa i dyshuari dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Vjedhje”.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e tij.
“Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës” – thuhet në njoftim.
Informacionet mund të jepen përmes numrit emergjent 192, në Stacionit më të afërt policor dhe përmes Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.