Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje
21.5.2026 - 11:57
Policia Rajonale e Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, në kuadër të hetimeve për një rast të vjedhjes.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur më 07.05.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.
Policia ka apeluar te qytetarët që nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e të dyshuarit, t’i raportojnë ato në polici.