Foto: Freepik

Policia e Kosovës sekuestron 50 kamera në fshatrat e banuara me serbë në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në rajonin e Gjilanit, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e 50 kamerave.

Ky aksion është ndërmarrë në fshatrat e banuara me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit.

Sipas prokurorisë, këto kamera kanë bërë fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Veprimi i Policisë është ndërmarrë me urdhër të prokurorit të shtetit.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 50 kamera në fshatrat serbe në regjionin e Gjilanit, pasi dyshohet se të njëjtat janë përdorur për fotografime dhe incizime të paautorizuara” – thuhet në përgjigjën e zëdhënëses  së Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Ky rast është cilësuar nga prokuroria si “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”.