Ilustrim

Podujevë, i dyshuari kapet në flagrancë duke shtënë me armë zjarri në ajër

Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi është kapur në flagrancë duke shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Balloc të Podujevës.

Njësitet policore tek i dyshuari kanë konfiskuar pistoletën dhe 4 gëzhoja.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.