Pjesëtarët e FSK-së fitojnë medaljen e bronztë në garën e patrullimit të mundimshëm dhe në shteg të gjatë në Uells

Një grup prej 12 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nën udhëheqjen e togerit Arbër Hoxha, ka fituar medaljen e bronztë në një garë të patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada britanike në Kosovë, teksa ka uruar pjesëtarët e FSK-së.

“Urime dymbëdhjetë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e toger Arbër Hoxhës për fitimin e medaljes së bronztë në garën e Patrullimit të mundimshëm Kambrian, patrullim në shteg të gjatë”- thuhet në njoftim.

Ambasada thotë se së bashku me 84 ekipe britanike dhe 42 ndërkombëtare, performanca e FSK-së ishte e jashtëzakonshme.

“Në malet e zeza të Uellsit, së bashku me 84 ekipe britanike dhe 42 ndërkombëtare, performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Ju lumtë që i sollët një tjetër medalje Kosovës”- theksohet tutje në postimin e Ambasadës.