Ndërrimi i tabelave të komunikacionit në veri. Foto: Liburin Aliu/Facebook

Përshkëllihen tabelat me emrat e vendbanimeve që u vendosën në Leposaviq, deklarohet Policia

Disa nga tabelat që tregojnë emrat e vendbanimeve në shqip dhe serbisht, të cilat u vendosën dje më 14.03.2024 në Leposaviq janë përshkëllyer me ngjyrë gjatë natës, emrat në shqip.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se deri më tani nuk është hapur rast në Policinë e Kosovës.

“Nuk kemi hapur rast. Sepse nuk ka dëmtime, por ngjyrosje me ngjyrë [të tabelave]”- tha ai.

Më 14.03.2024 Ministria e Infrastrukturës ka nisur vendosjen e tabelave që tregojnë emrat e vendbanimeve në Komunën e Leposaviqit, në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu , tha më 14.03.2024 se do të zëvendësojnë të gjitha tabelat të cilat tregojnë emrat e vendbanimeve vetëm në gjuhën serbe.