
Përfundon intervistimit i Mihalit, nuk pranon të deklarohet për media
20.9.2024 - 13:50
“Gjithë të mirat, mirë u pafshim, punë të mbarë” – është kjo e vetmja gjë që u tha nga Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale.
Mihali është paraqitur në cilësinë e dëshmitares të premten më 20.09.2024 në këtë Prokurori.
Pas intervistimit të saj, që u bë me ftesë të Prokurorisë, Mihali nuk pranoi të deklarohet për media.
Në anën tjetër as në njoftim fillestar të Prokurorisë nuk janë dhënë detaje konkrete se për cilat raste ka dëshmuar Mihali, por vetëm thuhet se “është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale të cilat kjo prokurori i ka në hetim”.
Dejona Mihali dëshmon në Prokurorinë Speciale