Përfundon intervistimi i të dyshuarit të tretë për vrasjen e Liridona Murselit, mohon të jetë i përshirë në rast

K. K. janë inicialet e personit të tretë i cili po dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë.

KALLXO.com ka biseduar me avokatin e të njëjtit, Ahmet Gjinovcin, i cili tha se u caktua për rastin sipas detyrës zyrtare.

Ai tregon për KALLXO.com se K. K. sapo përfundoi intervistimin ndërsa në deklarimin e tij ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasje.

“Ai ka mohuar se është i përfshirë në vrasje, deklaroi se i njeh të dy palët e arrestuar po jo që ka qenë pjesë e këtij rasti”- tha avokati Gjinovci për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se vepra penale që rëndon tashmë për klientin e tij është vrasje.

Avokati tha se nuk është në njohuri të rastit në detaje meqenëse u caktua në orët e fundit sipas detyrës zyrtare për te qenë prezent gjatë kohës sa bëhet intervistimi i K. K. nga hetuesit policor.

K. K. është i arrestuari i tretë i cili u vu në pranga gjatë ditës së sotme për vrasjen e Liridona Murselit.

Përveç këtij të fundit, të arrestuar janë edhe Naim Murseli bashkëshorti i Liridonës dhe një tjetër person.

KALLXO.com raportoi sipas burimeve se i dyshuari i dytë, G. P., e që pretendohet se është edhe autori i vrasjes ka deklaruar para organeve të hetuesisë së u pagua 30 mijë euro për të kryet vrasjen e Liridona Murselit.

Pagesën sipas burimeve të KALLXO.com ai pretendon se e mori nga Naim Murseli.

I dyshuari për vrasje deklaroi në Polici se u pagua nga Naim Murseli për vrasjen e gruas se tij