Pensionohet gjyqtari i Gjykatës së Gjilanit, Ramiz Azizi
29.3.2024 - 18:42
Në mbledhjen e 323-të të KGJK-së është propozuar tek Presidentja Vjosa Osmani për lirim nga detyra për shkak të përfundimit të mandatit, përkatësisht pensionimit, gjyqtari Ramiz Azizi.
Gjyqtari Azizi ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Gjilanit.
Propozimi i tillë u votua në mënyrë unanime.
“Në emër të Këshillit e falënderoj gjyqtarin dhe ish-kryetarin e Gjykatës së Gjilanit për kontributin në sistem dhe modelin social që kishte në ndërveprim” – tha kryesuesi Albert Zogaj.