Ilustrim

Gjilan, arrestohen dy të kërkuar nga Gjykata, njëri i dënuar për vjedhje të shërbimeve e tjetri për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata Themelore.

Në një komunikatë Policia njoftoi se më 15.04.2024 rreth orës 09:00h, Policia ka ndaluar personin me inicialet A.R., i lindur më 1991, i cili kërkohej për 19 urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”, i dënuar në kohëzgjatje totale prej 99 ditëve burg.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se më 15.04.2024 është ndaluar edhe personi i dytë A.I., i lindur më 1982, i cili kërkohej sipas urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata Themelore  e Gjilanit për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, i dënuar në kohëzgjatje prej 71 ditë burg efektiv.

Pas përfundimit të procedurave, Policia bën të ditur se që të dy të arrestuarit menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.