Pasuria e kryesuesit të KGjK-së, Albert Zogaj: Shtëpi të përbashkët në vlerë 140 mijë euro

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj ka deklaruar shtëpi prej 351.27 metra katrorë në vlerë prej 140 mijë euro.

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Zogaj ka deklaruar se posedon një banesë prej 38 metrave katrorë në vlerë prej 35 mijë eurove.

Bashkëshortja e tij posedon veturë të tipit “Suzuki” në vlerë prej 12 mijë eurove.

Zogaj ka deklaruar se në bankë ka 7 mijë e 530 euro e 23 centë, kurse ka kredi në vlerë prej 56 mijë eurove prej të cilat i kanë mbetur edhe 52 mijë e 36 euro.

32 mijë e 954 euro e 76 centë ka deklaruar paga prej Këshillit Gjyqësor, 5 mijë e 55 euro e 66 centë pagesa nga Kolegji AAB, 2 mijë e 760 euro prej Institutit të Kosovës për Trajnime si dhe mëditje në vlerë prej 3 mijë e 664 euro e 16 centë.

Linku për qasje në deklarimin e pasurisë së Albert Zogajt.