PDK kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Hoxhaj tha se kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 31 tetori.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga presidentja që para se të caktohet data se kur mund të mbahen zgjedhjet, të komplimentohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ai.

Kreu i PDK shtoi se ende nuk kanë vendosur nëse Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai tha se LDK dhe LVV sa qeverisën me Prishtinën e kanë shkatërruar atë.

Takimi i radhës i presidentes Osmani pritet të jetë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun nga ora 16:00.