Foto: Ilustrim

Pasi u aksidentuan sulmuan dy policë, arrestohen 4 të dyshuar

Janë arrestuar katër persona pasi dyshohet se të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar dy zyrtarë policorë të cilët kishin qenë duke inspektuar një aksident në trafik.

Si pasojë e sulmit, zyrtarët policorë janë dërguar në Spital për tretman mjekësor.

Sulmi ka ndodhur në Komunën e Mitrovicës më saktësisht në Fshatin Shupkovc.

Të arrestuarit dyshohet se kishin qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte.