Parandalohet kontrabanda e pajisjeve teknologjike përmes autobusit në Merdarë - FOTO

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në hyrje të Kosovës, Merdarë, kanë ndaluar dhe ushtruar kontroll të autobusi, dhe si rezultat është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallit të padeklaruar.

Sipas njoftimit, në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 njësi elektrike /Pajisje smart, duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë përafërsisht 8 mijë euro.

“Malli i padeklaruar është sekuestruar dhe në përputhje me rregulloret aktuale, derisa janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë përgjegjëse”- ka njoftuar Dogana në rrjetin social “Facebook”.