Paraburgim ndaj të arrestuarve për drogë në Prizren

Gjykata e Prizrenit, të martën u ka caktuar nga një muaj paraburgim ish-kandidatit të AAK-së për asamblist, Shkodran Pulaj dhe tre të pandehurve të tjerë Muharrem Pulaj, Xhevahir Koqinaj dhe Flamur Shala, të dyshuar për posedim dhe shitblerje të narkotikëve.

Një aksion i antidrogës u zhvillua dje në disa lokacione në Prizren, dhe ka rezultuar me arrestimin e katër personave, të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Operacioni u krye në lagjen “Bajram Curri”, ku janë prangosur tashmë personat e dyshuar.

Paraburgimi do t’u llogaritet nga koha e ndalimit e deri më 4 tetor 2023.

Kërkesën e ka parashtruar prokurorja e çështjes, Ariana Shaikovca ndërkaq e njëjta është aprovuar nga gjykatësja Ajser Skenderi.

Prokuroria ka deklaruar se qëndrojnë arsyet e parapara si në ligj për caktimin e paraburgimit.

Sipas Prokurorisë nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit Muharrem Pulaj, Xhevahir Koqinaj, Flamur Shala në bashkëveprim me të pandehurit Ymredin Krasniqin, dhe Liridon Krasniqin, pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Prokurorja Ariana Shakovca ka deklaruar se fillimisht i pandehuri Ymredin Krasniqin, dhe i pandehuri Shkodran Pulaj, blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri Muharrem Pulaj, Xhevahir Koqinaj, Lriridon Krasniqi dhe Flamur Shala, e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit.

Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar avokatët e të akuzuarve Esat Gutaj, Adem Jetishi, Zahir Smaili dhe Visar Ostrozubi.

Lidhur me këtë gjykatësja e procedurës paraprake Ajser Skenderi ka aprovuar propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sipas Prokurorisë nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit Muharrem Pulaj, Xhevahir Koqinaj, Flamur Shala në bashkëveprim me të pandehurit Ymredin Krasniqin, dhe Liridon Krasniqin, pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Fillimisht i pandehuri Ymredin Krasniqin, dhe i pandehuri Shkodran Pulaj, blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri Muharrem Pulaj, Xhevahir Koqinaj, Liridon Krasniqi dhe Flamur Shala, e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit.

Me këtë të pandehurit kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Kurse për Shkodran Pulajn ceket se po ashtu nga koha e pavërtetuar e deri me datë 5 shtator 2023, ka poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, në atë mënyrë që me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur një pushkë gjuetie, dy tytëshe, horizontale, nëntë fishek të kalibrit të pa njohur të pistoletës, një kafk e pistoletës me numër serik ….., një kuti municioni brenda saj me dhjetë fishekë të pistoletës të kalibrit të pa njohur, njëmbëdhjetë fishekë të kalibrit të pa njohur, për të cilat nuk ka pasur leje nga organi kompetent i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Si dhe janë gjetur pjesët përcjellëse si: një sprej për pastrim të armëve, një kuti plastike me brusha për pastrim të armëve të zjarrit dhe një rripë fotrollë për vendosjen e karikatorëve ngjyrë e zezë.