Paraburgim ndaj 9 personave për rrëmbim dhe mashtrim
Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit me kërkesë të prokurorisë ndaj R. I., idyshuar për mashtrim dhe B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P., të dyshuar për rrëmbim.
Të dyshuarve kjo masë ju është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Sipas njoftimit nga Gjykata, R.I. dyshohet se gjatë 6 muajve të këtij viti së bashku me të dyshuarin I. dhe S. ju kanë prezantuar rrejshëm personave B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe G. P. duke ju thënë se do t’i rregullojnë pasaporta serbe dhe greke si dhe do t’iu caktojnë termine për viza pune.
Për këto shërbime të dyshuarit kanë pranuar një shumë të konsiderueshme të parave.
Lidhur me këtë B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. po dyshohen se më 4 tetor të këtij viti e kanë rrëmbyer R.I. në afërsi të terminalit doganor “Dheu i Bardhë” duke e futur në makinë dhe me qëllim që ta dërgojnë në një restoran në Mitrovicë dhe të sqarohen lidhur me mos rregullimin e dokumentacioneve siç ishin marrë vesh.
Tutje të dyshuarit u ndaluan dhe u arrestuan nga policia në fshatin Kmetovcë të Komunës së Gjilanit.