Para udhëtimit në Bruksel, Avdullah Hoti takon Hashim Thaçin

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Hoti pritet ta takojë Thaçin në ora 11:30 në zyrën e këtij të fundit.

Pas më shumë se një viti bllokadë të dialogut Kosovë-Serbi për shkak të vendosjes së tarifës 100 për qind, Kosova dhe Serbia pritet të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor me ndërmjetësimin e emisarit të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Por para takimit të 27 qershorit, më 25 qershor pritet të zhvillohet një takim në Bruksel.