Pamje të tmerrshme në Prishtinë – Mbeturinat mbulojnë një pjesë të rrugës 'Muharrem Fejza'

Një qytetar ka dërguar fotografi dhe video në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet bërlloku masiv në afërsi të tre kontenjerëve të mbeturinave, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Kontenjerët që janë të stërmbushur me bërllok, shihet që janë në afërsi të një trafo të vogël të energjisë elektrike, trafo e cila shihet që është e hapur dhe potencialisht duke paraqitur rrezik.


Bërlloku në rrugën Muharrem Fejza