Pamje të personave që dyshohen se e dërguan pa shenja jete 18 vjeçaren në spitalin e Ferizajt

18 vjeçaren e cila u soll pa shenja jetë në spitalin emergjent në Ferizaj dyshohet se e kanë sjellur dy persona.

KALLXO.com ka siguruar fotografitë e nxjerra nga kamerat e sigurisë në të cilën shihen dy personat e dyshuar duke bartur viktimën.

Në spitalin emergjent në Ferizaj gjatë pasdites së sotme është sjellë një 18 vjeçare pa shenja jete.

Viktimën në spital dyshohet që e kanë sjellë dy persona të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga prokuroria e Ferizajt kanë konfirmuar për KALLXO.com se dy të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit Audi me targa nga Zvicra.

Fotografitë e të dyshuarve sipas prokurorisë janë shpërndarë në pikat kufitare dhe në drejtoritë e policisë së Kosovës.

Burime nga prokurori kanë bërë të ditur për KALLXO.com se në trupin e 18 vjeçares ka shenja dhune.

20 vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ka shenja dhune