Foto: Norel Zaimi, KALLXO.com

Pamje: Gjendet një person nën rrënoja në Durrës

Pallati pesë katësh, i cili gjendet pranë stadiumit “Niko Dovano” në Durrës është shembur pas tërmetit 6.4 ballë i cili ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron në zonën e cila për momentin po konsiderohet zonë e rrezikshme dhe kanë qasje vetëm autoritetet e sigurisë të futen brenda rrethojave të vendosura nga policia.

 

Ekipi i KALLXO.com ka dërguar video nga vendi i ngjarjes ku raportohet se një person është gjetur nën rrënoja.

Nuk dihet ende nëse personi i gjetur është i gjallë apo jo.

Në vendin e ngjarjes, shihet një numër i madh i zyrtarëve të cilët po punojnë për gjetjen e personave nën rrënoja në Durrës.

KALLXO.com do të ju mbaj të informuar me të rejat e fundit.

Në këto momente po gërmohet nëse brenda ndërtesës ka viktima pasi që ka qenë ndërtesë e banueshme.

Përreth kësaj ndërtese janë familjarë e qytetarë të cilët janë duke vëzhguar kërkimin dhe të cilët shihen se ende nuk kanë marrë veten nga goditja e tërmetit.

Në vendin e ngjarjes gjenden edhe Policia e Kosovës së bashku me ato të Shqipërisë si dhe drejtori i Policisë së Shtetit. Ardi Veliaj.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe diplomatë e politikanë nga Kosova.

Foto: Norel Zaimi, KALLXO.com
Foto: Norel Zaimi, KALLXO.com